E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polican, djegorja vret punonjesen

Shperthimi i nje djegoreje brenda ambienteve te brendshme te kombinatit te armeve ne Polican ka shkaktuar vdekjen e nje punonjeseje dhe plagosjen e nje kolegu te saj. (UPDATE)

Sipas te dhenave qe vijne nga Policani, ngjarja ndodhi rreth ores 9:30 kur dy punonjeset ishin duke pastruar ambientet e rendesishme te nje poligoni, ku do te niste shume shpejt cmontimi i predhave te artilerise.

Ne kete kombinat do niste nje projekt per demontimin e municioneve te teperta. Ngjarja ka ndodhur kur Suzana Papxhiu, 50 vjec dhe Adriatik Hysenbelliu ishin duke larguar nje grumbull mbeturinash nga poligoni i demontimit dhe i kane djegur ato.

Ne mes tyre ndodhej nje djegore predhash te artilerise se rende, e cila ka shperthyer nga nxehtesia. Dy punonjesit qe ndodheshin prane jane goditur nga vala shperthyese dhe per pasoje ka humbur jeten menjehere Suzana Kapxhiu dhe eshte plagosur rende kolegu i saj.

Hysenbelliu ndodhet tashme ne spitalin e Policanit dhe po merr ndihmen e pare mjekesore. Ndersa policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe eshte duke marre ne pyetje deshmitaret per te sqaruar plotesisht rrethanat e ketij aksidenti.

Incidenti eshte konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nen vartesi kete kombinat.

Ne ambientet e kombinatit te armeve ndodhen sasi te medha municioni te cilat jane grumbulluar per t'u demontuar por edhe prodhimet e reja te ketij kombinati. Pak dite me pare ne kete kombinat eshte realizuar edhe eliminimi me shperthim i nje sasie te konsiderueshme fulminant zhive, lende qe perdoret per prodhimin e ndezesve te predhave te kalibreve te ndryshem.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›