Poliçan,shpërthim në uzinë,vdes punonjësja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Poliçanit. Suzana Kapxhiu 50 vjeçe, punonjëse e uzinës së çmontimit në Poliçan ka gjetur vdekjen pas shpërthimit të një diegore. Sipas informacioneve 50 vjeçarja ka qenë duke ndezur zjarr për tu ngrohur në çastin kur ka ndodhur shpërthimi. Gjithashtu mësohet që bashkë me shtetasen Kapxhiu ndodhej dhe një person tjeter që ështe i plagosur por ende nuk dihet identiteti i tij. Forca të policisë dhe ekspertë të hetimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur dhe shkaqet e këtij incidenti të rëndë.