Kapshticë, prishet sistemi kompjuterik në palën greke

Shtohet fluksi i emigrantëve që kthehen në vendet ku punojnë e jetojnë, nga pika kufitare e Kapshticës ndërsa është prishur sistemi kompjuterik në palën greke.
Në orët e paradites situata u paraqit e qetë ndërsa rreth mesditës vargu i makinave në radhë u shtua.
Mësohet se ende nuk po kryhet asnjë lloj veprimi për kalimin e qytetarëve shqiptarë, ndërsa këto vonesa kanë shkaktuar radhë të gjata.