E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, deputetët serbë kundër ndryshimeve kushtetuese

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës nuk janë dakord me ndryshimet kushtetuese që kanë nisur në vend.

Sipas tyre, ende nuk janë krijuar kushtet që mbikëqyrja ndërkombëtare të përfundojë, pasi në Kosovë ende mungon stabiliteti politik. Udhëheqësit kosovarë tashmë kanë iniciuar fillimin e ndryshimeve kushtetuese, pas së cilave është thënë se do të pasojë edhe përmbyllja e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Por, një konstatim i tillë nuk pëlqehet nga përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Liberale Serbe, Petar Miletiç, theksoi se ende nuk janë pjekur kushtet që mbikëqyrja ndërkombëtare të marrë fund, pasi sipas tij, ende ka çështje të pazgjidhura.

“Misionet ndërkombëtare në Kosovë janë të domosdoshme në mënyrë që të jenë garantues të të gjitha marrëveshjeve të arritura me ne, si dhe marrëveshjeve që do të arrihen në të ardhmen”, thotë Miletiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›