E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshtice, radhe emigrantesh ne kufi

Radhet kilometrike jane rikthyer me dyndjen e emigranteve drejt pikave kufitare me shtetin grek.

Mijera emigrante dhe qindra mjete kane qendruar ne radhe ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices.

Radhet kane arritur ne 3 kilometra deri ne afersi te fshatit Kapshtice. Shkak eshte bere puna me ritme teper te ngadalta nga ana e pales greke.

Kjo e fundit ka mbyllur dy sportele duke reduktuar numrin e tyre nderkohe qe per shkak te fluksit te madh te emiranteve ne dalje ka cuar ne vonesa te shumta dhe rradhe.

Me mijera emigrante kane pritur per ore te tera ne temperature disa grade nen zero. Te pakten 5000 emigrante kane mundur te kalojne kufirin me shtetin grek, nderkohe qe mijera te tjere jane detyruar te presin gjate ne kufi.

Gjate mengjesit te merkures radhet jane ulur por pritet serish te kete probleme sepse pala greke ka ulur ndjeshem numrin e sporteleve per shkak te festave fetare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›