Kapshticë, radhe kilometrike emigrantesh
Rikthehen radhët e gjata ne piken kufitare te Kapshticës. Qindra emigrante kane qëndruar për disa ore ne dogane ne pritje për te kaluar ne token helene. Për shkak te fluksit te madh mjetet janë vendosur ne 3-4 rreshta deri ne hyrje te territorit grek. edhe pse po punohet me kapacitete te plota ne doganën shqiptare, fluksi i madh por edhe kontrolli i imtësishëm i dokumentacionit e mjeteve, ka krijuar situatën problematike. Vargu i makinave deri ne mesdite ne Kapshticë kishte arritur ne 2 km. Nga posta kufitare mësohet se shkak i këtij fluksi te madh është se këtë te hënë ne Greqi rihapen shkollat pas pushimeve te dimrit, duke sjelle kthim masiv te emigranteve. Ndërsa ne Kakavijë mësohet se nuk ka pasur probleme gjate ditës.
Shpërndaje