E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obot, vijojnë problemet pas përmbytjes

Shkodra vazhdon te vuaje pasojat e përmbytjes masive te një muaji me pare. Ne Obot, fshatin qe u çlirua nga uji vetëm pak dite me pare, situata është mjaft e rende. 2011-a i ka gjetur banoret ne shtëpitë e dëmtuara e me lagështirë, ku mungojnë kushtet minimale te jetesës. Banoret e kësaj zone tregojnë se përmbytja u shkatërroi tokat bujqësore e për me tepër u shkaktoi dëme te shumta edhe për gjene e gjalle, pasi shume bagëti ngordhen. Madje tërheqja e ujit ka nxjerre ne pah edhe kafshe e shpendë te ngordhura, duke shtuar rrezikun e përhapjes se epidemive. Gjate muajit dhjetor rreth 3 mije shtëpi dhe mbi 15 mije hektarë toke bujqësore, ndërsa numri i personave qe braktisen shtëpitë arriti ne 14 mije.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›