Protesta ne Tirane për tragjedinë e "9 Janarit"
7 vjet pas 9 janarit te vitit 2004, familjaret e viktimave qe humben jetën ne brigjet e Karaburunit, vazhdojnë protestën e tyre. Ketë 9 janar, ata nuk kane hedhur lule ne det, por e kane zhvendosur protestën e tyre para dyerve te Ministrisë se Drejtësisë, Prokurorisë se Përgjithshme dhe Kryeministrisë, duke akuzuar kryeministrin Berisha se i ka braktisur ne përpjekjen për te dënuar përgjegjësit e tragjedisë. Madje, mes protestuesve dhe policisë nuk kane munguar as konfrontimet. Familjaret kane kërkuar hetimin e te gjithë ish-funksionareve te larte, ne kohen kur ndodhi tragjedia. Ne tragjedinë e fillim vitit 2004 humben jetën 28 persona, pjesa me e madhe nga veriu i vendit. Tete prej tyre, rezultojnë ende te zhdukur.
Shpërndaje