E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshtice sekuestrohen 500 kg kanabis sativa arrestohet transportuesi grek

Nje ngarkese prej 500 kg kanbis sativa u zbulua ne nje kamion nga policia kufitare e pikes doganore te Kapshtices. Policia vuri ne pranga transportuesin grek.

500 kg kanabis sativa sekuestrohen nga Policia kufitar ne pikën doganore të Kapshticës. Operacioni u realizua oreve te vona te se premtes dhe ne pranga u vendos drejtuesi I mjetit.
Lënda narkotike qe tentohej te kalonte drejt Greqise, ishte e fshehur në dyshemenë e një kamioni frigorifer. Automjeti drejtohej nga shtetasi grek Ilias Aslanidhis dhe ishte ndarë në 394 pako,me peshë mbi një kilogram.
Kontrolli I policise kufitare zbuloi drogën e fshehur në karrocerinë e mjetit dhe arrestimin në flagrancë të transportuesit të saj.
Nga hetimet e policisë kufitare dhe strukturave të antidrogës ,bëhet e ditur se lënda narkotike vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion qytetin e Selanikut .
Gjatë dy muajve të fundit ,policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar mbi 1 ton cannabis sativa ,e cila ishte e destinuar për tregun e shtetit fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›