Kaq peshojnë
Pas rivotimit në Mitrovicë, procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë po shkon drejt përmbylljes së plotë.
Komisioni Qendror Zgjedhor po punon së bashku me Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për të arritur deri te certifikimi i rezultateve, që është parakusht për nisjen e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.
KQZ ka përgatitur një kalendar që tregon hapat që pritet të ndërmerren për të arritur te rezultati final i zgjedhjeve nacionale.
Express ka siguruar një kopje të kalendarit të KQZ’së, sipas të cilit më 31 janar KQZ planifikon ta publikojë rezultatin e plotë të zgjedhjeve, ku përfshihen edhe votat e vlefshme me kusht, të cilat do të verifikohen dhe numërohen prej 25 deri më 28 janar.
Janë rreth 35 mijë vota me kusht.
Më 5 ose më 9 shkurt, sipas kalendarit të KQZ’së, do të bëhet certifikimi i rezultatit.
Brenda këtij afati kohor është llogaritur edhe shqyrtimi i ankesave eventuale ndaj rezultatit final dhe marrja e vendimeve për to në PZAP ose edhe në Gjykatën Supreme.
Ndryshe, deri këtë të premte do të nxirret rezultati final për rivotimin në Mitrovicë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...