E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votime indiferente ne Mitrovice VIDEO

Prishtine 23 Janar 2011 8211 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove e ka cilesuar te rregullt procesin e rivotimit ne komunen e Mitrovices.

Perseritja e zgjedhjeve parlamentare ne Mitrovice behet pas evidentimit te parregullsive ne raundin e pare me 12 dhjetor 2010 ndersa gjate dites votuesit potenciale paten mundesi ta hedhin voten e tyre ne kutite e vendosura ne 31 qendra te votimit me 104 vendvotime.

Kutite e votimit u mbyllen sic ishte parashikuar ne oren 1900 ndersa brenda periudhes 14-oreshe thuhet se kane votuar 23238 votues apo 26.76 e numrit total te personave me te drejte vote.

Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka shpjegoi

Mendoj se ky proces ka qene jashtezakonisht i mire dhe pa incidente duke pasur parasysh se kemi pasur edhe pjesen veriore dhe nuk ka pasur incidente. Ne pergjithesi ka qene nje proces i rregullt.

Daka tha se ne krahasim me raundin e pare qe u mbajt ne 12 dhjetor ku paten votuar 37.10 e mitrovicasve eshte shenuar nje renie ne pjesemarrje.

Mirepo partite politike qe garuan ne rivotimin ne Mitrovice kane shprehur shqetesimin e tyre per ecurine e procesit zgjedhor.

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT11 = params wmode opaque allowscriptaccess always allownetworking all flashvars file http3A2F2Fwww.youtube.com2Fwatch3Fv3DkATL6AI4c0 volume 80 bufferlength 8 quality false logo.file http3A2F2Fnoa2.noa.al2Fwp-content2Fuploads2Fvideos2Fnoa-logo-jw.png image http3A2F2Fi.ytimg.com2Fvi2FkATL6AI4c02F0.jpg title Votime20indiferente20nC3AB20MitrovicC3AB linktarget self attr id WT1 name WT1 start function swfobject.embedSWFhttp//noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/videos-1/player.swf WT11 320 240 9.0.0 false this.flashvars this.params this.attr WT11.start

Levizja Vetevendosje beri te ditur se gjate procesit zgjedhor ne Mitrovice vezhguesit e saj jane kercenuar nga ata te Partise Demokratike te Kosoves. Mesohet se Policia e Kosoves eshte dashur te nderhyje per te verifikuar ankesen per kercenim nga Levizja Vetevendosje e cila thuhet se ka rezultuar e paqendrueshme.

Sipas Lidhjes Demokratike e Kosoves gjate procesit zgjedhor eshte verejtur manipulimi me fletevotime.

Nderkaq rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim i cili vezhgoi ecurine e zgjedhjeve ne Mitrovice me rreth 130 vezhgues statike dhe 20 vezhgues mobile raportoi per raste te votimit te dyfishte votimit te hapur dhe votimit familjar.

Driton Selmanaj nga Demokracia ne Veprim njoftoi se gjate dites jane verejtur 38 raste te asistimit te me shume se nje votuesi 6 raste te votimit te dyfishte 2 raste te pranise se personave te paautorizuar dhe 446 raste te votimit familjar.

Por parregullsite e evidentuara qe sipas tij jane bere pjese e kultures zgjedhore ne Kosove nuk mund ta prishin procesin ne teresi.

Ne pergjithesi ky proces nga ana jone vleresohet si proces i qete nuk ka ndonje parregullsi shume serioze. Megjithate nga te dhenat qe na ofrojne vezhguesit tane atje jane disa parregullsi te cilat pothuajse po i percjellin te gjitha proceset zgjedhore ne Kosove jo vetem ne qytetin e Mitrovices. Sic duket eshte bere edhe pjese e kultures sone zgjedhore tha Selmanaj duke folur me radion Evropa e Lire.

Pjese e mekanizmave nderkombetare qe vezhguan rivotimin ne komunen e Mitrovices ishin misioni vezhgues i koordinuar nga Zyra e Perfaqesuesit Special te Bashkimit Evropian ne Kosove ne perberjen e te cilit ishin rreth 40 ekipe me pjesetare te kesaj zyre ata te Zyres Civile Nderkombetare pjesetare te misioneve diplomatike ne Kosove si dhe diplomate nga vendet e tjera anetare te BE-se dhe nga rajoni i Ballkanit Perendimor.

Per mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne pjeset e banuara me serbe te komunes se Mitrovices thuhet eshte kujdesur Fondacioni Nderkombetar per Sisteme Elektorale.

Mbajtja e zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare ne veri te Kosoves kishte hasur ne kundershtimin e banoreve serbe ne veri te cilet paten tentuar ta bllokojne procesin e votimit me 12 dhjetor.

Zedhenesi i policise rajonale ne Mitrovice Besim Hoti tha se nuk jane shenuar incidente te medha te demtimit apo kundershtimit te procesit zgjedhor.

Ajo qe eshte me e rendesishme per aspektin e sigurise nuk eshte shenuar ndonje incident. Policia e Kosoves ka kryer obligimet e saj nuk ka pasur incidente madhore te cilat do te ndikonin drejtperdrejt ne prishjen apo lekundjen e sigurise ne tere rajonin e Mitrovices tha Hoti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›