Karamanlis: Turqia, me këto hapa nuk është drejt BE-së

Kryeministri grek, Costas Karamanlis deklaroi dje se Turqia nuk po bënte një progres të mjaftueshëm në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE dhe kjo do të reflektohej në progres-raportin e muajit dhjetor.
Karamanlis, i cili nuk kryeson sondazhet e zhvilluara para zgjedhjeve të 4 tetorit, deklaroi se Ankaraja nuk ka përmbushur angazhimet e ndërmarra në Bruksel dhe se ky nuk ishte vetëm këndvështrimi i Greqisë, por një kënvështrim i përgjithshëm.
"Ritmi i progresit nuk është i kënaqshëm. Ky nuk është vetëm vlerësimi ynë, por një vlerësim i përgjithshëm", deklaroi Karamanlis gjatë një interviste për Reuters, duke shtuar se kjo do të merrej në konsideratë në fazën e vlerësimit.
Ai nuk e shtjelloi më tej çështjen dhe nuk përmendi cfarë lloj pasojash mund të kishte nga ky vlerësim.
Një vend të vëçantë në vlerësimin prej bllokut të 27-vendesh, në muajin dhjetor, do të ketë thirrja drejt Ankarasë për të hapur portet për trafikun detar të Qipros greke.
Ankaraja ka deklaruar se do të përmbushë kërkesën nëse BE-ja vendos marrëdhënie tregtare me Qipron turke, e njohur si shtet vetëm nga Turqia.
"Në fund të fundit, vendimi i takon Turqisë, nëse dëshiron apo jo të jetë pjesë eEuropës", theksoi Karamanlis.