Cunami në Samoa, mbi 100 të vdekur
Mediat lokale njoftojnë se në ishujt Samoa deri në orët e fundit është raportuar se mbi 100 persona kanë humbur jetën nga dallgët e mëdha që përmbytën zonën si pasojë e cunamit i cili u regjistrua të martën në ishullin e quajtur Upolu. Autoritetet e Samoas thanë gjithashtu se të paktën 145 të tjerë janë plagosur dhe fshatra të shumtë janë shkatërruar. Delegati i Samoas në Kongresin Amerikan tha se mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë. Disa zona janë përmbytyr krejtësisht duke kaluar nivelin e detit. Ishujt Samoa përfshijnë dy entitete, Samoan dhe American Samoa, një territor amerikan, me një popullsi prej 250 000 njerëzish.
Lajmi është bërë i ditur nga disa banorë që banojnë në një fshat të vogël bregdetar i cili është goditur nga tsunami i shkaktuar pas rënies së termetit të fuqishëm me magnitudë 8.4 ballë të shkallës Richter në afërsi të ishujve Samoa.
Dallgët e mëdha mbi 3 metra të shkaktuara pas termetit të oreve të para të së martës kanë përfshirë mjaft zona bregdetare të populluara me turistë. Ndërkohë që policia dhe organet e sigurisë u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg bregdetit deri sa situata të qetësohet.
Sipas burimeve të mediave lokale në Ishujt Samoa pritet që bilanci i viktimave nga ora në orë. Tërmeti më i fuqishëm i dy viteve të fundit ka shkaktuar një alarm të madh edhe në shtetin Austrilian, pasi vendodhja e kufijve të saj territorial nuk janë larg ishujve Samoa. Shkollat në zonë janë mbyllur për shkak të cunamit. ndërsa dëshmitarët tregojnë se kanë përjetuar skena të llahtarshme nga fatkeqësia natyrore. "
"Ishte e tmerrshme.... Fshati u zhduk dhe plazhi dikurshëm i mrekullueshëmm tashmë është zhytyr në ujë", tregon një banor vendas i cili mundi të shpëtoje duke u larguar me gruan dhe të birin me një varkë peshkimi.