SHBA, Obama-Rasmussen takohen në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA Barack Obama është takuar ditën e djeshme më sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Ky takim është në vazhdën e takimeve private të presidentit Obama për çështjen e nxehtë të misionit Afganistanit.
"Ne jemi dakort për një çështje të vetme. Grupi terrorist i Al Kaedës duhet shkatërruar. Gjithashtu ne jemi të vendosur që të ndihmojmë për sigurinë në Afganistan."- pohoi presidenti Obama pas takimit me kreun e NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
Ndërsa Rasmussen pohoi se ishte plotësisht dakort me Obamën, por duhej që në fillim të përcaktoheshin strategjitë, më pas duhej të gjenden burimet e nevojshme për vazhdimin e misionit në Afganistan me sukses.
"Diskutimet për çështjen e Afganistanit nuk duhen keqinterpretuar sikur ne nuk kemi një zgjidhje. Ne jemi të vendosur për të qendrua në Afganista përsa kohë ky vend të mos ketë më nevojë për asistencën tonë ushtarake", pohoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Sipas shumë hipotezave, Obama në takimin me Rasmussen i ka kërkuar këtij të fundit që të shtohen forcat e NATO-s në Afganistan. Por nuk dihet qëndrimi konkret i sekretarit të NATO-s pavarsisht qëndrimit të tij publik për mbështetjen e misionit në Afganistan.