Sarah Palin pritet të botojë një libër autobiografik
Ish-kandidatja republikane për zëvendëspresidente e SHBA-së, Sarah Palin do të botojë kujtimet e saj në mes të nëntorit me titull "Going Rogue: An American life", njoftoi botuesi i saj HarperCollins.
Ish-guvernatorja e Alaskës e cila u kritikua shumë për gafat dhe gabimet e saj gjatë fushatës elektorale të 2008-s dhe e konsideruar si një nga faktorët që çoi në humbjen e republikanëve, e përfundoi librin e saj shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar, duke shkruar me kohë të plotë për afro katër muaj.
Vepra që pritej të dilte fillimisht në pranverën e vitit 2010, do të botohet kështu më 17 nëntor, çka do t'i mundësojë HarperCollins qëlibri të shitet para sezonit të festave. Botuesi parashikon të nxjerrë fillimisht 1,5 milionë kopje.
Titulli "Going rogue", është një term që i referohet deklaratave gjatë fushatës presidenciale, duke pohuar se zëvendësja e kandidatit republikan, John McCain po luante kartën e saj, duke synuar në mënyrë sekrete të ardhmen e saj politike dhe kandidaturën e mundshme për në Shtëpinë e Bardhë në 2012-n.
Ajo u mbajt larg medias gjatë javëve të fundit dhe e kishte shpërngulur të gjithë familjen e saj në San Diego gjatë muajit gusht për t'u afruar me bashkëpunëtorin e veprës së saj, Lynn Vincent. Ky i fundit është gazetar në revistën "Evangelical", që del dy herë në muaj për të krishterët evangjelistë.