Karamanlis e Papandreu përballen në debat televiziv
Liderët politikë grekë imitojnë ata amerikanë duke futur si element të fushatës elektorale, debatin televiziv mes kandidatëve për kryeministër. Në përballjen e parë televizive mes kryeministrit aktual, Kostas Karamanlis dhe kreut të opozitës, Jorgos Papandreu, vëmendja u fokusua te problemet ekonomike.
Papandreu tha se ai do të nxiste ekonominë duke pakësuar humbjet dhe duke krijuar një sistem efikas për mbledhjen e taksave, ndërkohë që premtoi rritjen e pagave të sektorit publik.
“Po flasim për ndarjen e pasurisë, për zhvillim, për rimëkëmbjen e ekonomisë në mënyrë që të ecim përpara. Ne kemi një filozofi tjetër për rishpërndarjen e fondeve, dhe një model tjetër për zhvillimin ekonomik. Në 6 vitet e fundit kemi parë korrupsion, për të cilin qeveria e sotme e greke na thotë se duhet ta paguajnë qytetarët e këtij vendi.”
Nga ana tjetër Karamanlis kundërshtoi një propozim të tillë dhe tha se ai do të pezullonte rritjen e pagave për punonjësit qeveritarë. Kryeministri grek, i cili vetëm pak javë më parë kërkoi zgjedhje të parakohshme akuzoi kundërshtarin e tij politik për premtime boshe.
“Përsa i takon ekonomisë, e kemi dhënë mbështetjen tonë, dhe kjo është arsyeja se pse vendi po vuan pasojat më pak se vendet e tjera. Për punësimin kemi akorduar 3 miliardë euro. Ju flisni për program, por nuk keni asnjë plan, asnjë koncept realiteti, dhe është e rrezikshme t’i bëni njerëzit të besojnë këto premtime.”
Por mesazhet që u përcuan tek votuesit ishin mosbesuese. “Nuk më bindën. Unë e di se çfarë dua, por në çdo fushatë elektorale vazhdoj të dëgjoj të njëjtat premtime.”
“Ata vazhdojnë të akuzojnë njeri – tjetrin. Gjithmonë është e njëjta gjë: flasin, flasin, por kurrë nuk bëjnë asnjë gjë për popullin.”
Vetëm pak ditë e ndajnë Greqinë nga zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 4 tetor. Sondazhet tregojnë se socialistët vazhdojnë të udhëheqin me 6 pikë ndaj konservatorëve.