Kasparov Karpov pas 25 vitesh sërish në sfidë
25 vjet më pas dy legjendat ruse të shahut, Garry Kasparov e Anatoli Karpov, do të sfidohen sërish. Arena e përballjes do të jetë qyteti i Valencias në Spanjë ku për 3 ditë nga e marta do të kujtojnë sfidën e vitit 1984 për titullin botëror që zgjati 5 muaj pa nxjerrë 1 fitues. Ndeshja më e madhe e të gjitha kohërave në sportin e shahut pritet të jetë një evenimet që do të ndiqet nga të pakëtn 10 milionë të apasionuar në të gjithë botën nëpërmjet adresës ëëë.gva.es. Në duelin e vitit 1984 Kasparov dhe Karpov zhvilluan 48 lojë ku për tu shpallur kampion duheshin fituar 6, por asnjëri nuk mundi arrinte sukesin e gjashtë. 5 fitore ishin për Garry Kasparov dhe 3 për Anatoli Karpov, ndërsa 40 të tjera përfunduan në remi, pra barazim. Kasparov ka qenë kampion i botës nga viti 1975 deri në 1985, kur ia la vendin Karpov që mbeti i pamposhtur deri në vitin 2000.