Patozi- opozitës: Kushtet plotësohen, nëse janë ligjore
Patozi ftoi Partinë Socialiste të jetë e pranishme nesër në seancën parlamentare, ku do të shqyrtohet projektligji për ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2009, duke "garantuar dhe siguruar PS-në se ftesa jonë për rikthimin e tyre në Parlament është shumë e sinqertë dhe shumë serioze”.
"Ne duam opozitën në Parlament për të pasur një debat politik në institucionin më të lartë të shtetit, për të vijuar reformat e ndërmarra për të cilat ka nevojë jetike vendi, por mbi të gjitha ne duam opozitën dhe PS-në në Parlament për të shqyrtuar dhe trajtuar me seriozitet të gjitha sugjerimet dhe vërejtjet e raportit të OSBE-ODIHR”, tha Patozi, i cili shprehu ndërkohë gatishmërinë "të shqyrtojmë dhe trajtojmë të gjitha kërkesat dhe pretendimet e opozitës, por vetëm me një kusht që këto të jenë në përputhje dhe në respekt të kushtetutës dhe ligjeve të vendit”.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i përbërë nga 65 deputetë, nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë parlamentare që prej 7 shtatorit, kur dhe nisi punimet Kuvendi i ri. Ata e kushtëzojnë praninë e tyre në parlament me transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit.