E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, Pesha: Të regjistrohen të gjithë studentët në Vlorë

“Është e vërtetë se ky Universitet ka marrë një vendim në senatin e saj që përvec rregullave të përcaktuara nga MASH kriter tjetër pranues të jetë edhe mesatarja e notave të marra gjatë shkollës së mesme, por ky vendim nuk është bërë asnjëherë transparent për maturantët dhe asnjë prej kandidatëve për studentë nuk ka qenë në dijeni për këtë kriter gjatë momentit të aplikimit”, tha zëvendëssekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Besjan Pesha.

Ai shtoi se kriteri i mesatares nuk ishte shënuar më parë në rregullore dhe se për këtë studentët nuk ishin të informuar më parë. “Gjykojmë gjithashtu se vendime të tilla shumë të rëndësishme duhet të koordinohen me MASH në të ardhmen në mënyrë të tillë që të evitohen gabime të rënda që cenojnë pa të drejtë të ardhmen e qindra të rinjve dhe familjeve të tyre”, tha më tej ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›