E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis kërkon debat televiziv, Papandreu refuzon

Sipas sondazheve parazgjedhore, kreu i opozitës është më i favorizuar për të fituar zgjedhjet e parakohshme të 4 tetorit.

Zëdhënësi i partisë Demokracia e Re (ND), Jorgo Kumucakos, njoftoi dje hipotezën e një përballjeje të re. “Nuk ka gjë më të rëndësishme dhe thelbësore për njerëzit se sa të jenë të informuar saktësisht,”- pohoi zëdhënësi i partisë në pushtet. 

Por partia PASOK, sipas mediave greke, e refuzoi ofertën me arsyen se nuk ka mbetur asgjë e re që Karamanlisi mund të thotë në një debat tjetër televiziv.

Gjashtë udhëheqës politikë, ndër të cilët Karamanlis dhe Papandreu, u përballën një javë më parë në një debat në televizion, që pasua nga një tjetër kokë më kokë ndërmjet kryeministrit dhe liderit socialist.

Sipas analistëve, Karamanlis nuk ka arritur të përmbysë situatën, që sipas sondazheve është dukshëm në favor të partisë opozitare PASOK.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›