E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis viziton Tiranen

Kryeministri i Greqise, Kostas Karamanlis mberriti per nje vizite zyrtare nje ditore ne Tirane, me ftese te Kryeministrit Sali Berisha. Vizita e Kryeministrit grek nis pas mesdite me nje pritje ne seline e qeverise, per te vijuar me pas me nje takim tet a tet me Kryeministrin Sali Berisha mes te cileve do te kete bisedime zyrtare dhe nje konference te perbashket per shtyp. Axhenda e Kryeministrit grek perfshin takime me Presidentin e Republikes, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topllai, kryetarin e bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe nje takim me Fortlumturine e Tij, Anastas, Kryepeshkop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise Anastas Janullatos. Duke shfrytezuar faktin se vizita kryhet ne nje dite te hene, Karamanlis do te mbaje edhe nje fjalim ne sallen e Kuvendit te Shqiperise. Aktivitetet e sotme nuk do ta permbyllin viziten e Karamanlisit, pasi ajo do te vijoje edhe diten e neserme me te tjera takime. Vizita e Karamanlis merr edhe nje vlere tjeter, teksa Shqiperia neser dorezon ne Prage aplikimin per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›