Karaxhiç: Lufta në Bosnje-Hercegovinë u zgjat nga trafiku i armëve
Trafikimi i armëve në zonat e myslimanëve boshnjakë ka qenë faktori kryesor që ndikoi në zgjatjen e luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë-Hercegovinë. Një fakt të tillë e ka bërë me dije ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç në seancën dëgjimore në ngarkim të tij, në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Duke iu adresuar paqeruajtësve dhe organizatave humanitare, ai tha se ishin pikërisht ato që i kanë furnizuar me armë armiqtë e tij duke shkelur kështu embargon për armë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë mënyrë, Karaxhiç ka dashur të gjejë një argument mbrojtës në seancën e radhës të gjykimit ndaj tij me 11 akuza për genocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën në Bosnjë-Hercegovinë. Bëhet fjalë për një luftë të ashpër në vendin mysliman të ish-Jugosllavisë, ku rreth 100 mijë njerëz u vranë dhe 2.2 milionë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.