Komandanti i forcave të NATO-s, Ficxherald viziton të enjten Kosovën
Komandanti i forcave të bashkuara aleate të NATO-s, Mark Ficxherald, të enjten pritet të vizitojë Kosovën. është paralajmëruar se gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ai do takohet me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, me të cilin do të diskutojë mbi të ardhmen e trupave ushtarake ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. Dy muaj më parë, ai zhvilloi edhe një vizitë në Beograd, ku konfirmoi se Aleanca së shpejti do t'i reduktonte forcat aktuale në Kosovë, me 4.500 trupa, për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në vend. Konkretisht, komandanti i NATO-s për Europën Juglindore, admirali Mark Fixherald, deklaroi në Beograd se NATO-ja do të mbajë 10 mijë trupa në Kosovë, dhe shtoi se mund të ketë reduktime të mëtejshme. Ai tha se forca e policisë së Kosovës dhe 2.500 punonjësit e policisë dhe drejtësisë të Bashkimit Europian, gradualisht do të marrin përgjegjësitë nga paqeruajtësit e NATO-s.
"Ne kemi 28 baza në Kosovë dhe presim t'i reduktojmë në 18 baza, gjatë këtyre muajve. Duke liruar disa nga trupat tona atje, ato do të mund të përdoren për misione të tjera", ka thënë Fixherald gjatë kësaj vizite, gjë të cilën pritet ta pohojë edhe në Prishtinë.