E Diel, 1 Nëntor 2026

Kardashian nuk e kthen unazën 2 milionë dollarëshe

Share

Bukuroshja Kim Kardashian, e cila kohë më parë i ka dhënë fund martesës me basketbollistin Kris Hamfris, ka vendosur të mbajë unazën e fejesës prej 20.5 karatë, në vlerë 2 milionë dollarë.

Ish-bashkëshorti i saj, për të cilin thuhet se është tronditur nga vendimi i Kardashian për divorc pas vetëm 72 ditëve, kishte shpresuar se do tia kthenin unazën.

Por, nëna dhe menaxherja e Kardashian kanë hedhur poshtë kategorikisht një gjë të tillë. Kjo është dhuratë. Dihet se dhuratat nuk kthehen, ka thënë nëna e saj, Kris Jener, raporton kosovapress.

Ndërkohë, shtëpia televizive E!, e cila ekskluzivisht ka transmetuar ceremoninë e martesës së Kardashian dhe Hamfris, po përballet me akuza se ka orkestruar gjithë martesën, e cila nuk zgjati as tre muaj, ndërsa kushtoi rreth 10 milionë dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›