Ricky Martin martohet në Spanjë
Share
Gazeta spanjolle Pais njofton martesën e këngëtarit porto-rikan, Ricky Martin me kolegun e tij Carlos Gonzalez. Martesa mes tyre pritet të bëhet së shpejti në Madrid të Spanjës.
Këngëtari, baba i vajzave binjake 3-vjeçare është në një lidhje me Gonzalez prej 4 vitesh dhe më në fund vendosën të lidhin kurorë.
Martin ka kërkuar edhe shtetësinë spanjolle, në mënyrë që të mund të martohet në këtë shtet, ku është në fuqi ligji për legalizimin e martesave ndërmjet homoseksualëve.