E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga yll Hollivudi në mbretëreshë të plehrave (FOTO)

Share

Dikur ajo ka qenë yll në Hollivud. Por bëhet fjalë për një çerek shekulli më parë. Brigitte Nielsen, 48 vjeç, në vitin 1985 korrte sukses me filmin Sonja e Kuqe në krah të Arnold Schwarzenegger. Po atë vit luante në krah të Sylvester Stallone në Roki IV. Sot danezja bionde njihet si mbretëresha e plehrave. Nielsen pritet të shfaqet në televizionin gjerman, RTL, në reality show-n Kampi i xhunglës. Ajo ka dalë në versionin italian të këtij reality show, ka qenë për më tepër edhe në Big Brother britanik, që realizohet me personazhe të famshme, ka dalë në Celebrity rehab në MTV dhe ka kërcyer për Lets Dance.

Në vitin 1987 ajo këndoi më Falco-n. Ishte e dashura e Arnoldit dhe gruaja e Sylvester Stallone.

Që nga viti 2005 është e martuar me italianin Mattia Dessi, 16 vjet më i ri se ajo. Ajo është martesa e pestë e saj…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›