E Diel, 1 Nëntor 2026

I kërkojnë ryshfet, u çon 40 gjarpërinj në zyrë

Share

-Ngjarja në Indi, një nga vendet më të korruptuara në botë, që Transparency International e renditi sot njësoj si Shqipërinë

Dy fermerë indianë, të lodhur nga kërkesat e vazhdueshme për ryshfet nga zyrtarët e taksave, u dërguan atyre tre thasë të mbushur me gjarpërinj. 40 gjarpërinjtë u përhapën në zyrë- mes tyre ishin edhe katër kobra vdekjeprurëse.

Policia dhe ekspertët arritën të mbledhin gjarpërinjtë dhe askush nuk u dëmtua.

Fermerët kishin kërkuar prej kohësh një vërtetim taksash për pronën e tyre, por zyrtarët ua kishin vonuar duke u kërkuar ryshfet.

India renditet njësoj si Shqipëria nga Transparency International, por këtu nuk ka asnjë gjest të tillë. Pak ditë më parë, një indian goditi me shuplakë Ministrin e Agrikulturës, duke e akuzuar për korrupsion.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›