Premier, Ancelotti nuk mund të ndalë marshimin e City-t

Në rikuperimin e javës së 16-të të Premier League, Manchester City mundi Evertonin e trajnerit Ancelotti me rezultatin 3-1. Në Goodison Park, skuadra e Guardiola-s arrin suksesin e saj të dymbëdhjetë radhazi në kampionat dhe forcon lidershipin e saj në renditje.
Gjysmë ore fillestare lojë dhe gjithcka bëhet e vështirë për trajnerin italian: Coleman dëmtohet në 18’ dhe City merr epërsinë në 32’ me Foden: mesfushori anglez provon fatin e tij, topi pëson një devijim dhe zhvendos Pickford-in e pafajshëm.
Barazimi për Toffies erdhi pesë minuta më vonë, me Richarlison që erdhi i pari në një kërcim mbas një goditje nga Lucas Digne dhe befasoi Ederson.
Në pjesën e dytë City gjeti golin e epërsisë në minutën e 63-të, kur Mahrez kontrolloi një pasim të Bernardo Silva në kufi dhe realizoi një goditje të shkëlqyer, që përfundoi në rrjetë me ndihmën e shtyllës së majtë.
Siguroi rezultatin në 77 ’ pikërisht me mesfushorin portugez, i cili përdori një asist të Gabriel Jesus për të nënshkruar 3-1.