E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohen dy inspektorë mjedisi në Berat

Dy inspektorë mjedisi në  Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Berat kanë rënë në prangat e Policisë këtë të mërkurë (19 korrik), të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A. D., 50 vjeç dhe E. B., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi që zgjati dy vite.

Ata dyshohen se kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›