Karikatura të Përgjakura, dokumentari në paskuintë
Regjisori danez Karsten Kjær prezanton në 52 minuta pashistorinë e "karikaturave të Muhametit", çështje e cila dy vite më parë ngriti në këmbë botën myslimane në një revoltë ndaj fyerjes që një media daneze i kishte bërë profetit të tyre.
Ç'ndodh kur një e drejtë demokratike ndërhyn në të drejtat e të tjerëve? Këtë pyetje ngre regjisori në dokumentarin "Karikatura të përgjakura".
Ka xhiruar në Liban, Iran, Siri, Katar, Francë, Turqi dhe Danimarkë, flasin disa nga njerëzit që luajtën role kryesore gjatë krizës së karikaturave. Ai pyet nëse respekti për Islamin, së bashku me përgjigjen gjaknxehtë ndaj karikaturave, po na çojnë drejt autocensurës.
Që prej trazirave të karikaturave daneze është e qartë se jo të gjithë pajtohen me idenë e lirisë së pakufizuar. Në shkurt të 2008-s, Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës daneze arrestoi tre njerëz që gjoja dyshoheshin se po komplotonin një vrasje terroriste të karikaturistit danez të shfaqur në këtë dokumentar.
Filmi është pjesë e serisë së dokumentarëve me titull "Pse Demokracia?" - 10 filma nga kineastë të pavarur dhe fitues çmimesh në Kinë, Indi, Japoni, Pakistan, Liberi, Egjipt, Danimarkë, Rusi, Bolivi dhe SHBA.
Për herë të parë shfaqet në një kinema shqiptare në ditën e fundit të Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut. Sonte në orën 19.35 në Akademinë e Filmit Marubit. Pas tij shfaqet "Letër Anës" dokumentar i Eric Bergkraut (Zvicër, 2008) kushtuar gazetares ruse Anna Politkovskaja e goditur për vdekje në vitin 2006.
Në orën 17.00 shfaqet Historia Sekrete e "Arkipelagut të Gulagut" i autorëve Nicolas Miletitch dhe Jean Crépu, që sjell në ekran në një dëshmi të rrallë për "Arkipelagun Gulag" Alexander Solzhenitsyn-in.
*********************************
Sala ndiqet live nga një publik rekord
Duke nisur nga mbrëmë është i hapur për publikun episodi i tretë i Bienales së Artit Bashkëkohor. I kuruar nga Corinne Diserens, ky episod prezanton punët e artistëve
Francis Alys, Sandra Boeschenstein, Tacita Dean, Peter Friedl, Amar Kanëar, Elena Kovylina, Santu Mofokeng, Jean-Luc Moulène, Marc Touitou &Manuel Joseph etj.
Pas ceremonisë, artisti shqiptar që jeton në Berlin, Anri Sala, realizoi një performancë muzikore: trioja me harqe dhe organo dhe një bandë xhazi, nën dirigjimin e muzikantit Fatos Qerimi, mund të ketë mbledhur dje një numër rekord shikuesish që zakonisht një artist në Shqipëri i vetëm, nuk mund t'i mbledhë as në teatër. Sigurisht Anri Sala do të thotë edhe për ata që s'e njohin një emër i famshëm.
Sala ka qenë i pranishëm dhe ka ndjekur me vëmendje me një aparat në dorë kapërcimet muzikore që bënin muzikantët nga klasikja tek muzika e kënduar amerikane.
Pas kësaj Maria Delangelo me shkas punët e saj, i ka ftuar vizitorët e Bienales në një diskutim publik me personalitete të artit dhe kulturës shqipe, një diskutim mbi trupin e njeriut.