Karishik jep dorëheqjen nga ApoloniaKarishik është trajneri i gjashtë që ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar në dhjetë javët e para të sezonit 2009-2010.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Esad Karishik dha dorëheqjen si trajner i Apolonisë, e bashkë me të nga skuadra fierake u largua edhe ndihmësi i tij, Kenan Kolashinak.
Karishik arriti të formatojë një Apoloni të fortë në 10 javët e para të sezonit: 17 pikë, 5 fitore, 2 barazime, 3 humbje, por mesa duket rol parësor në vendimin e parevokueshëm të Karishik ka pasur humbja 2-3 me Kastriotin në shtëpi.
Karishik është trajneri i gjashtë që ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar në dhjetë javët e para të sezonit 2009-2010.
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Shkumbini: Gugash Magani (nga java 1-2). Kristaq Mile (nga java e 3-te)
Flamurtari: Eqerem Memushi (nga java 1-4). Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi: Ilir Qirjako (nga java 1-5). Agim Canaj (nga java e 6-të).
Vllaznia: Hasan Lika (nga java 1-5). Roland Luçi (nga java e 6-të)
Tirana: Ilija Lonçareviç (nga java 1-6). Alban Tafaj (nga java e 7-të)
Apolonia: Esad Karishik (nga java 1-10). Nga java 11?????
EKIPET QË NUK KANË NDËRRUAR TRAJNER
Dinamo: Shkëlqim Muça
Besa: Shpëtim Duro
Teuta: Mirel Josa
Skënderbeu: Gerti Haxhiu
Kastrioti: Ramazan Ndreu (nga java e 8-të në bankinë është Shaban Dollaku, pasi Ndreu është pezulluar 5 javë nga FSHF-ja)
Laçi: Stavri Nica
Numri i klikimeve - 3
E Diele, 15 Nentor 2009