E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19, Irlandë –Shqipëri 2-0Kjo ishte humbja e dyte pas asaj me Italine 5-0

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Shqipëria U-19 rezistoi 56 minuta përpara se Alvaro Bishaj të ndëshkohej me karton të kuq dhe Aaron Doran të shënonte me penallti golin e parë për skuadrën e tij dhe Konor Henderson në të 84’ të vuloste humbjen 2-0 të Shqipërisë me Irlandën, por në një ndeshje më dinjitoze për djemtë e Ramadan Shehut se sa ajo në humbjen e thellë 5-0 me Italinë e kësaj moshe në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian U-19.

Kronika e ndeshjes, sipas asaj që paraqet uefa.com, ka parë si protagonist disa lojtarë të Kombëtares sonë, si Erbi Myftaraj, Rustem Hoxha, Erti Koni dhe Gerlald Tushe.

Pas Italisë e Irlandës përfaqësuesja e drejtuar nga Ramadan Shehu do të luajë kundër San Marinos (18.11) në ndeshjen e fundit për të shpresuar pikët e para në eliminatoret e Kampionatit Europian U-19.

NDESHJET E SHQIPËRISË

13.11.2009
Itali-Shqipëri 5-0
Shënues: Dumitru 21’, D’Alesandro 43’, Destro 53’, Zigoni 79’ e 82’

15.11.2009
Irlandë- Shqipëri 2-0
Shënues: Doran 56’ (p), Henderson 84’

18.11.2009
Shqipëri-San Marino (15:00)

Numri i klikimeve - 54
  E Diele, 15 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›