E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo përgënjeshtron “Times”: Do rri tek Interi!

“Nuk kam dhënë asnjëherë intervistë të këtij lloji për “Times”. E kam përsëritur shumë herë që e dua Interin dhe jam mirë këtu. Dua ta respektoj kontratën deri në fund”, deklaroi “I veçanti”.

Më tej ai shpjegon: “Kam takuar gazetarin anglez Patrik Barklai para disa kohësh për t’i thënë diçka mbi librin për Aleks Fergusonin. Me këtë gazetar nuk kam folur kurrë për gjëra të tilla, por vetëm për rolin e trajnerit në vende të ndryshme që ka karakterizuar karrierën time profesionale”.

“Kam nënvizuar ndryshimet historiko-kulturore dhe jo preferencat e mia personale dhe sidomos për të treguar se një përvojë si ajo e Sër Aleks Fergusonit te Mançester Junajtid, është një shembull i jashtëzakonshëm në profesionin tonë. Më vjen keq që fjalët e mia janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe i është ndryshuar qëllimi”, sqaroi Hoze Mourinjo.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›