E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manchester United zyrtarizon blerjen e Andre Onana nga Interi

Andrè Onana te Manchester United, tani është zyrtare. Ka nënshkruar deri në vitin 2028 me ekipin që stërvitet nga ten Hag. Onana largohet nga Interi pas një sezoni mjaft pozitiv, i cili u mbyll me një humbje në finalen e Champions League ndaj Cityt të Pep Guardiolës. Për zikaltërit tashmë ka filluar faza e kërkimit për një portier të ri, me kandidatët kryesorë Yann Sommer nga Bayern dhe Trubin nga Shakthar Donetsk.

Onana tha: “Bashkimi me Manchester United është një nder i jashtëzakonshëm dhe kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment, duke kapërcyer shumë pengesa gjatë rrugës. Ky është fillimi i një rrugëtimi të ri për mua, me shokë të rinj të skuadrës dhe ambicie të reja për të krijuar një histori të gjatë dhe ambicie të reja me Manchester United. Unë jam i emocionuar për mundësinë për të punuar përsëri me Erik ten Hag dhe mezi pres të luaj rolin tim në suksesin, e di që ai është i vendosur për të arritur gjëra të mëdha”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›