E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karl Lamers: Shqipëria, progres domethënës gjatë dy dekadave

Mblidhet për herë të parë në Shqipëri Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Traktatit të Atlankitkut, ku bëjnë pjesë organizatat kombëtare të 40 vendeve anëtare e partnere të NATO-s.
Në sesionin e 57 të kësaj asambleje presidenti i saj Karl Lamers tha se ky takim i asamblesë do ndihmojë për të avancuar progresin që Shqipëria ka arritur pas anëtarësimit në NATO.
Ndërsa ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto u ndal vecanërisht në rolin që duhet të luajë NATO për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Të pranishëm në këtë takim ishin ambasadori amerikan Arvizu, përfaqësues të 40 vendeve, anëtare e partnerë të Natos, diplomatë e analistë që diskutuan për prespektivën e aleancës atlantike e dialogun strategjik NATO - BE.

“Ne kemi parë progres domethënës gjatë 2 dekadave të fundit dhe shumë vendime të rëndësishme për të çuar vendin para. Uroj që kjo asamble do të japë kontribut në përpjekjet tuaja ndërsa ne mbështesim Shqipërinë për të vijuar punën e saj drejt të ardhmes”-tha Lamers.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›