Meta takim me LRI e Tiranës
“Ekonomia shqiptare për të qenë e qëndrueshme duhet të kthejë sytë nga prodhimi vendas, duhet që të
përqëndrohet në eksportimin e energjisë”. Kështu është shprehur kryetari i LSi-së Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë e LRI.
Por ndër të tjera kreu i LSI ka vënë theksin se premtimet e LRI po zbatohen në bashkinë e Tiranës ,e kjo është vënë re në 100 ditët e para të drejtuara nga kryebashkiaku Lulzim basha.
Më tej Meta ka falenderuar të rinjtë për angazhimin e tyre në veprimtarinë politike në vend, dhe ka pohuar se në zgjedhjet e reja që do të bëhen në të gjithë vendin, LSI do të zgjerojë anëtarësinë e saj.