E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlos Dunga i hap dyert fenomenit Ronaldo

Brazilia - Fenomeni Ronaldo mund të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit në kampionatin botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Për këtë është parimisht dakord edhe trajneri Karlos Dunga. Tekniku i Seleçaos e vlerëson shumë progresin e Ronaldos, dhe ky vlerësim vjen përpara botërorit "Afrikë e Jugut 2010".

“Është hera e parë që Ronaldo luan 10 ndeshje rresht që nga viti 2006. Ky është një tregues i progresit të tij”, deklaron Dunga.

Lidhur me mundësinë e grumbullimit të Ronit për në botëror, Dunga shprehet: “Ronaldo arrin gjithmonë të shënojë, unë i njoh mirë aftësitë e tij. Por, ka edhe një vit përpara deri në zhvillimin e kampionatit botëror”.

Roni i është rikthyer sërish futbollit pas operacionit në gju. Skuadra e fundit për të në Evropë ishte Milani, ku u kushtëzua shumë si pasojë e dëmtimeve.

Aktualisht me Korinthiasin fenomeni Ronaldo ka arritur të shënojë plot 10 gola në 13 ndeshje. Para disa ditësh ai shprehu dëshirën për të qenë pjesë e kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›