E Diel, 1 Nëntor 2026

Starova kundër FSHF: Tani, ka vetëm teatër“FSHF ka dështuar tashmë me Kupën, ka dështuar edhe me kampionatin, që këtej e tutje do të ketë vetëm spektakle dhe jo ndeshjes futbolli”, - tha ish-sekretari i FSHF-së për të përditshmen “Sporti Shqipt

Trajneri i Teutës, Sulejman Starova, e konsideroi si skandal zhvillimin e finales së Kupës së Shqipërisë përpara përfundimit të kampionatit. Në fakt, fitimi i Kupës nga ana e Flamurtarit “nxori” jashtë Europës tri ekipe njëherësh që luftonin për vendin e katërt, Shkumbinin, Teutën e Besën.

“FSHF ka dështuar tashmë me Kupën, ka dështuar edhe me kampionatin, që këtej e tutje do të ketë vetëm spektakle dhe jo ndeshjes futbolli”, - tha ish-sekretari i FSHF-së për të përditshmen “Sporti Shqiptar”.

Kur duhen edhe tri javë nga përfundimi i sezonit, Vllaznia (60 pikë) e Tirana (59) luftojnë për titullin kampion, ndërsa Flamurtari (33), Partizani (33), Elbasani (31), Lushnja (31), Apolonia (29) e Bylisi (28) për të mbijetuar në Superligë.

Teuta do të luajë në fundjavë në Fier kundër Apolonisë, një skuadër e rrezikuar për t’u rrëzuar një kategori më poshtë, ndërsa Bylisi luan me Besën.

E Premte, 08 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›