Ezekuiel Laveci tërheq edhe klubin e Livrpulit
Napoli - Dëshira e vetme e argjentinasit Laveci është të aktivizohet sezonin e ardhshëm në një klub pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve. Dëshirën e futbollistit të Napolit e deklaron menaxheri i tij, Eduardo Roseti, i cili thekson gjithashtu se marrëdhëniet e Lavecit me drejtuesit dhe tifozët e skuadrës janë nga më të mirat.
Por, tundimi i Lavecit është Liga e Kampioneve. Për këtë është futur në lojë edhe skuadra e Liverpulit. Trajneri Rafa Benitez është duke menduar seriozisht për futbollistin argjentinas, i cili mund t’i kushtojë 20-25 milionë euro.
“Laveci është duke u menduar për një skuadër e cila mund t’i japë mundësinë e Ligës së Kampioneve, -deklaron menaxheri Roseti. -Ai ndjehet mirë tek Napoli, por nëse një ditë do të bjerë dakord me drejtuesit e tij edhe mund të largohet.
Për Ezekuiel Lavecin interesohet prej kohësh edhe skuadra e Juventusit. Por, buxheti i “Zonjë së Vjetër” duket i pamjaftueshëm për të bërë shumë shpenzime në merkaton e verës.