E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karlsruhe kërkon Ervin Skelën

Karlsruhe, ish-skuadra e Edmond Kapllanit, pritet të jetë destinacioni i ri i Ervin Skelës. Janë mediat gjermane që i japin jetë këtij kalimi në parametra zero të fantazistit shqiptar, i cili për momentin është pa skuadër.

Faqja gjermane fussballtransfers.com citon edhe lojtarin e kombëtares shqiptare: “Unë shpresoj, që në janar të transferohem te Karslruhe. Jam në bisedime me drejtuesit e klubit, por deri tani ende nuk kam marrë një përgjigje përfundimtare”.

Skela ka një karrierë të gjatë futbollistike në Gjermani, ku ka veshur fanellat e nëntë skuadrave të ndryshme, midis të cilave edhe të Eintrahtit të Frankfurtit, Kaizerslauternit, Arminia Bielefeldit, Energi Kotbusit dhe Tus Koblencit. Në Itali, Ervin Skela, sot 34 vjeç,  ka luajtur me Askolin, kur ekipi italian militonte në Serinë A.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 24 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›