E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, në ekipin ideal në Austri

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi u përfshi në ekipin ideal të pjesës së parë (dy fazat e para) të kampionatit austriak, në një përzgjedhje të ndërtuar nga votuesit e faqes austriake Sport10.at, e të ashtuquajtur “Dream Team”.

Salihi formon dyshen e sulmit së bashku edhe me Roman Knieast të Shturmit të Gracit. Hamdi Salihi ka shënuar 10 gola gjatë këtij sezoni në kampionatin austriak, duke qenë ai golashënuesi më i mirë i Rapidit të Vjenës dhe i dyti më i mirë në renditje, pas Roman Knieastit të Shturmit të Gracit, 13 gola.

Interesant është fakti, se Hamdi Salihi është i huaji i katërt së bashku edhe me finlandezin Hekinenn, turkun Kocin dhe kroatin Shildengeld, që bëjnë pjesën në “Top-11”.

Nga ekipi i Rapidit të Vjenës janë edhe Tanju Kahjan dhe Markus Hekinen. Trajneri më i mirë i kësaj pjesë sezoni u zgjodh ai i Shturmit, Franko Foda.    

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 24 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›