Karnavalet e Shkodrës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe emocione

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Karnavalet e Shkodrës kanë nisur sot, duke sjellë një javë të mbushur me ngjyra, muzikë dhe emocione.
Bashkia Shkodër ndau në rrjete sociale momente të këtij aktiviteti që ka sjellë spektakël të veçantë për qytetin.
Sipas njoftimit të bashkisë Shkodër, atmosfera festive ka nisur me interpretimet e shkollave të qytetit, ku fëmijët, të shndërruar në personazhe të ndryshme, kanë dhuruar spektakël dhe gëzim në rrugët e qytetit.
Parada madhështore, koncerte dhe performanca artistike do të shoqërojnë qytetin për shtatë ditë (17 -23 shkurt), duke ruajtur traditën e pasur kulturore dhe duke e kthyer Shkodrën në një destinacion të vërtetë festash.
1 nga 8/r.e/a.f/