Karnavalet, performojnë 35 grupe korçare e të huaja, bum vizitorësh
KORÇE - Qyteti juglindor ka çelur edhe këtë vit sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. Ky është i gjashti vit radhazi që Bashkia e Korçës organizon një festival karnavalesh të këtyre përmasave. Grupe të shumta korçare, por edhe përfaqësues nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia zbritën mbrëmjen e së shtunës në pedonalen e saporikonstruktuar në një paradë gjigante të shoqëruar për çdo grup pjesëmarrës me nga një fabul gazmore. Këtë herë nuk ka munguar pa u ironizuar edhe politika shqiptare. 35 grupe nga Korça, Kavaja, Elbasani por edhe grupe të tjera nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia kanë mahnitur me performancën e tyre qindra qytetarë.
Gjatë festës gjigante, ajo që ra në sy ishte fabula e përpjekjeve të politikanëve shqiptarë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, si dhe të tjera fabula, siç ishte parashikimi i Majave për fundin e botës. Organizatorët kishin kuruar bukur çdo detaj të festës, duke nisur nga një spikere e veshur karnaval, dekori shumëngjyrësh i qytetit, figurat groteske etj. Të pranishëm në festë kanë qenë edhe kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, të cilët kanë qëndruar deri në orët e vona të natës me qytetarët në shesh. Gjithashtu, në këtë festival karnavalesh nuk kanë munguar ballot me maska apo dhe serenatat korçare. Për kreun e Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, aktivitete të tilla synojnë dyfishimin e turistëve, ndërsa janë edhe një mundësi çlodhjeje për t'u larguar pak nga fushata elektorale. "Ky është viti i 6-të i Festivalit të Karnavalit, nga viti në vit kemi pasur rritje të pjesëmarrësve, por edhe të vizitorëve. Ky vit është një kulminacion, pasi hotelet e Korçës janë mbushur plot nga vizitorë të ardhur nga Tirana. Por më e rëndësishme është se sivjet kemi një infrastrukturë të përshtatshme për të festuar karnavalet", tha Peleshi. Festat në Korçë do të arrijnë kulmin me festën e birrës, pjesë thelbësore e së cilës është edhe birra e parë shqiptare, Birra Korça.
(d.b/BalkanWeb)