PBDNJ: PD shantazh e kërcënime ndaj punonjësve të shtetit
TIRANE - PBDNJ denoncon Partinë Demokratike për presione, shantazhe e shkarkim nga detyra të punonjësve të shtetit, për motive politike. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PBDNJ akuzon PD-në dhe partinë Mega se po tentojnë të përçajnë minoritetin etnik grek.
“Denoncojmë dhe dënojmë veprimet shantazhuese dhe presionet e partisë në pushtet, e cila në bashkëpunim me instrumentin e vet politik, e ashtuquajtur Partiti Mega, shkarkojnë nga detyra punonjësit e shtetit për motive politike. Sjellim në vëmendjen tuaj, rastin tipik të zotit Thoma Kallojeri, inspektor në zyrën e Inspektoriatit Shtetëror të Punës Sarandë, i cili është shkarkuar nga detyra për arsye të bindjeve politike. Partia qeverisëse, përmes instrumentit të saj, ushtron presion të vazhdueshëm me qëllim përçarjen e minoritetit etnik grek”,- thuhet në deklaratën e PBDNJ-së.
“Dëshirojmë t'u përcjellim këtyre instrumenteve përçarës mesazhin se: Diktatura e Berishës dhe shërbëtorëve të tij politik, do të marrë fund më 23 Qershor dhe të gjithë të larguarit do të rikthehen në detyrë menjëherë pas ndërrimit të pushtetit”,- përfundon deklarata.
(er.nu/BalkanWeb)