Drejtoresha e Arkivave te Shtetit kunder Ramës: S’ka arkiv hipotekor jashtë vendit
Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, Nevila Nika, në Itali nuk ekzistojnë arkiva me titujt e pronësisë të shtetit Shqiptar, por vetëm dokumente të fragmentarizuara, të cilat pasqyrojnë operacionet civile apo ushtarake të italianëve gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, drejtoresha e Arkivave shprehet se në vendin fqinj gjenden të dokumentuara veprimet e italianëve me pronat, që lidhen kryesisht me ndërtimet e tyre civile e ushtarake, por se nuk mund të flitet për një arkivë të mirëfilltë kadastrale.
“Nuk bëhet fjalë për dokumente hipotekore. Janë dokumente që pasqyrojnë veprimet e italianëve me pasuritë e paluajtshme në vend, por jo për një arkivë të mirëfilltë kadastrale”, thotë Nevila Nika.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)