Nëna e 22-vjeçarit: Djalin ma vranë për një gërvishtje, autori i lirë
TIRANE- Kanë kaluar 5 muaj që nga dita që më vranë djalin, ndërsa shteti tallet me ne”. Këtë pohon për “Gazetën Shqiptare” nëna e 22-vjeçarit Erion Lilaj, i cili u ekzekutua afro 5 muaj më parë me thikë vetëm për një gërvishtje makine, pranë rrugës “Siri Kodra” në kryeqytet.
Violeta Lilaj, rrëfen në këtë intervistë dhimbjen e saj për humbjen e djalit, por në të njëjtën kohë edhe irritimin që ajo ka me strukturat e shtetit për zbardhjen e kësaj çështjeje. “I kam bërë kërkesë kryeprokurorit për rishqyrtim të çështjes, por ende nuk kam marrë një përgjigje”, - thekson nëna e 22-vjeçarit.
Erjon Lilaj u vra në muajin janar të këtij viti, pas një konflikti me familjen Lata. Sherri nisi për një gërvishtje makine, por më pas gjendja është tensionuar më tepër deri në vdekjen e 22-vjeçarit. Policia ka vënë në pranga 52-vjeçarin Sherif Lata dhe djalin e tij, 27-vjeçarin Besard Lata, si dhe janë vënë në kërkim të 23-vjeçarit Sebastian Lata.
(Intervista e plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)