E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karotat e vogla në qese, rrezik për familjen tuaj

TIRANE-Në një kohë kur koha nuk të premton ti përkushtohesh gatimit, perimet të gatshme që i gjejmë në markete janë zgjidhja më e shpejtë. Por kjo shkakton një problem shumë të madh për shëndetin e gjithë konsumatorëve. Flasim për karotat me përmasa më të vogla, që shpesh nënat i ushqejnë fëmijët e vegjël, shkruan Kosovapress.

Karotat e vogla ose siç quhen ndryshe, ‘baby carrots’ që ju i blini në qese plastike janë bërë nga karota të mëdha, të cilat më pas priten dhe deformohen nga një makinë prerëse, për të formuar ato që quhen karota koktej. Por çfarë ju duhet të dini për këto karota?!

Pasi karotat janë të prera dhe kanë marrë formë në karota koktej, ato zhyten në ujë me klor për t’i ruajtur ato për një kohë të gjatë. Karota që janë të qëruara ose që nuk kanë një shtresë tjetër mbrojtëse natyrale, marrin më shumë doza klori. Pas i mbani disa ditë karotat në frigorifer, ju do të shikoni që ato marrin një shtresë e bardhë, që shkaktohet nga klori. Klori është kancerogjen, që do të thotë shkakton kancer dhe vë në rrezik jetën e konsumatorit. Shmangia e këtyre produkteve do të ishte zgjedhja më e mirë për shëndetin e familjes tuaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›