E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtesa e parë në botë me energji algash

GJERMANI - Një godinë apartamentesh, fuqizuar me reaktorë biologjikë algash, do të hapet në Hamburg të Gjermanisë në fund të këtij muaji.

Prej shumë kohësh ka pasur spekulime dhe njëkohësisht kërkime rreth potencialit të algave si një burim energjie. Bimët që rriten jashtëzakonisht shpejt harxhojnë tre të katërtat e dritës së diellit që thithin, po sikur ajo energji të shfrytëzohet dhe të shndërrohet?

Kjo është premisa e BIQ House, projektuar nga firma arkitektonike Splitterwerk. Ajo është një godinë e re me energji algash, që do të hapet në 25 Prill si pjesë e Godinës së Ekspozitës Ndërkombëtare (IBA) në Hamburg, Gjermani. Fasada lindore dhe jugore e ndërtesës është e mbuluar me një sistem dritaresh me grila. Mbushur me alga mikroskopike, këto dritare formojnë 200 m2 panele për t’i dhënë energji godinës.

Secili nga panelet krijon një lloj mjedisi serë për algat, të cilat vazhdimisht furnizohen me lëndë ushqyese dhe dioksid karboni përmes një qarku në fasada. Me shtimin e dritës së diellit, algat shumohen, duke kryer një funksion sekondar të krijimit të hijes për godinën.

Kur algat rriten, mblidhen dhe dërgohen në dhomën teknike të BIQ House. Aty ato fermentohen dhe shndërrohen në gaz biologjik, i cili siguron energji për apartamentet, duke prodhuar pesë herë më shumë energji për hektar se bimët tokësore.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›