Hadrianopolis, qyteti antik me dy emra perandorësh
Autori i Lajmit: red.
Qyteti antik Hadrianopolis, rreth 15 kilometra larg Gjirokastrës, është bërë tashmë një pikë referimi për arkeologët, të cilët gjatë vitit të kaluar nxorën në dritë disa nga vlerat historike të tij. Arkeologu i njohur, prof. dr. Dhimitër Çondi, tregon se më 2008-ën u organizuan disa veprimtari studimi, gërmimi dhe rikonjicioni arkeologjik në qytetin romak Hadrianopolis (Sofratikë) dhe në Luginën e Drinos. “Janë realizuar katër studime brenda zonës urbane përballë teatrit, si dhe kërkime lidhur me shtrirjen e qytetit”, - thotë prof. Çondi, duke shtuar se vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe studimit të materialeve të nxjerra nga gërmimet, të cilat gjithsesi janë në një fazë paraprake. Sipas tij, rezultatet më të sigurta do të dalin pas misioneve të ardhshme, si dhe gjatë thellimit në procesin e analizës. Çondi thekson se lindja e sitit urban Hadrianopolis, duket se lidhet me fillimin e shekullit II pas Krishtit, kur ka të ngjarë që një nga sitet e luginës të jetë riorganizuar. Në këto momente qyteti Hadrianopolis ka pasur një aktivitet intensiv ndërtimor, ku dhe ndërtimet monumentale të mëparshme pësojnë modifikime dhe restaurime, duke ruajtur aspektin planimetrik dhe mbase edhe atë funksional. Gërmimet e mëvonshme dokumentojnë një proces intensiv transformimesh urbane, duke përfshirë një ndërtesë që mendohet të ketë karakter sakral. Për këtë, historiani Prokopi kujton dhe ndryshimin e emrit gjatë sundimit të Justinianit, nga "qyteti i Hadrianit", në Justinianopol, "qyteti i Justinianit". Çondi tha se ndërsa bëheshin gërmime, është punuar edhe për hartën arkeologjike të Luginës së Drinos. Në të njëjtën kohë, një ekip i departamentit të Shkencave të tokës të Universitetit të Kamerinos (Itali), ka realizuar kërkimet gjeologjike dhe hidrogjeologjike në territor. Përballë teatrit, në një shtrirje prej 1200 metrash katrore është hequr shtresa e dheut e krijuar nga aluvione të imta duke arritur tek nivelet arkeologjike të individualizuara, në thellësinë 2.5 metra. Gërmimi ka bërë të mundur zbulimin e rrënojave të disa ndërtesave me karakter monumental që dokumentojnë disa prej fazave kryesore të jetës në këtë zonë urbane. Një analizë e materialeve dhe fragmenteve të qeramikës së zbuluar pritet të vërtetojë se këto struktura kanë të bëjnë me shekullin I pas Krishtit. Në një fazë të mëvonshme, zona duket e zënë nga një ndërtesë e madhe në formë drejtkëndëshe, me përmasa 8x12.9 metra. Prej saj kanë mbetur muret perëndimore dhe juglindore, por nuk është gjetur ende pjesa veriore. Gërmimi ka nxjerrë në dritë dhe disa mure të brendshme. Më në jug, kërkimet vetëm në nivele sipërfaqësore kanë zbuluar një mjedis tjetër drejtkëndësh me përmasa 10,20 x 5.60 metra, i cili mund të jetë absida e një kishe. Në të njëjtin vend në perëndim, shfaqet dhe një kanal si dhe një “pus” i mbyllur, prej një dyshemeje të shtruar me pllaka gëlqerore të lidhura mirë. Këtu vetëm vazhdimi i gërmimit mund të japë përfytyrimin e saktë të planimetrisë dhe vendosjes kronologjike të ndërtimeve. Analizat e para të materialeve nxjerrin përfundimin se ky moment nuk i takon një periudhe më të herëshme se sa shekulli III pas Krishtit. Supozimet e deritanishme për pjesën më në perëndim të saj flasin për një ndërtesë të madhe drejtkëndëshe, në një hapësirë të hapur përballë teatrit, por mund të ketë qenë edhe një hapësirë e lirë. Supozimet nuk përjashtojnë as rrugët që mund të kenë ekzistuar aty, në shërbim të teatrit. Ambienti drejtkëndësh më vonë ka pësuar ndryshime dhe, ndoshta, duke u nisur nga gjysma e shekullit IV pas Krishtit, u riorganizua hapësira e brendshme dhe e jashtme. Disa nivele shkatërimesh karakterizojnë në vazhdim gjithë zonën: në një nivel rreth një metër janë ndërtuar struktura të reja dhe ka pasur riorganizime të ambienteve më të vjetra, të cilat kanë fituar një planimetri të re tërësisht drejtkëndëshe. Në të njëjtën kohë mendohet se janë bërë edhe modifikime të tjera rrënjësore. Më në jug, përballë teatrit shfaqet një fazë ndërtimore e dokumentuar - një strukturë e orientuar në mënyrë perfekte veri-jug. Analiza arkeologjike, topografike dhe historike i çon specialistët të mendojnë se bëhet fjalë për një objekt kulti, ku orientimi merr kuptim të veçantë. Nga pikëpamja kronologjike, materialet që shoqërojnë këtë fazë ndërtimi duket se kanë të bëjnë me shekullin V-VI pas Krishtit, megjithatë kërkimet janë ende në fazën fillestare. Nivele të tjera arkeologjike të mëvonshme, të pasura me gurë dhe qeramikë tregojnë për një fazë të re, e cila shfaqet dhe me një aspekt të ri planimetrik. Në këtë moment është e vështirë të jepet një përgjigje e saktë rreth kësaj shtrese, por gjithsesi mendohet që "s mund të bëhet fjalë veçse për shekullin VII pas Krishtit". Gjatë misionit të vitit të kaluar, kërkimi në shtresat e hershme u krye me sistemin gjeoradar dhe pati synim përcaktimin me saktësi të zonës ku shtrihej qyteti romak, për të krijuar dhe brezin e mbrojtjes së gjurmëve të tij. U bënë dhjetë kërkime në drejtime të ndryshme, duke u nisur nga teatri. “Rezultatet janë ende të pakonfirmuara, pasi çdo gjë është në fazën e përpunimit në laborator”, - thotë Çondi. Studimet pas misioneve në vitet 2006-2007 arritën të konfirmojnë në linja të përgjithshme shtrirjen e qytetit, 350 metra në drejtimin lindje-perëndim dhe 400 metra në drejtimin veri-jug, me teatrin si pikë referimi. Harta arkeologjike e Luginës së Drinos është realizuar së bashku me arkeologun Vladimir Qirjaqi, nëpërmjet rikonjicioneve në terren, të cilat kanë bërë të mundur vendosjen për herë të parë në hartë të shumë qendrave me vlerë, duke u nisur nga një repertor bibliografik i realizuar në bazë të punëve të profesor Dhimitër Budinës, si dhe të elementeve deri tani të panjohura. Këto site janë skeduar me teknika GIS nëpërmjet rilevimit satelitor GPS. "Një nga objektivat e misionit arkeologjik ishte dhe mbështetja e autoriteteve shqiptare në veprimtarinë e mbrojtjes dhe vlerësimit të territorit, në kuadrin e dokumentimit të të gjitha emergjencave me interes kulturor dhe historik", - tha Çondi, duke theksuar rëndësinë e studimit të vlerave të Luginës së Drinos. Kërkimet dokumentojnë se qyteti vazhdon të jetojë edhe pas shekullit VII pas Krishtit, kur ai mbase ishte ende një qendër episkopale. Megjithatë, në këtë shtresë vërehet një shndërrim në kulturën urbane dhe monumentale, së cilës i mbetej vetëm kujtimi i shkëlqimit të mëparshëm.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2009