E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e Studentit, 5 universitete publike hapin zyrat e aplikimit

12-07-2012 / Gazeta 55

Karta bashkiake e studentit ishte një premtim i kryebashkiakut, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale. Kjo kartë e cila lëshohet falas, ofron kosto të reduktuar për studentët në shërbimet publike dhe private

Studentët që do të pajisen me kartën e studenti do të përfitojnë me çmim të reduktuar mjaft shërbime të ndryshme. Kështu ka deklaruar Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulizim Basha, i cili u bëri thirrje studentëve që të aplikojnë për të, duke u paraqitur pranë rektoratit dhe së shpejti edhe pranë universitetit për të marrë këtë kartë,e cila ofrohet falas, ndërkohë që aplikimi është online dhe zgjat vetëm disa minuta.
“Karta bashkiake për studentët është një premtim gjatë fushatës elektorale që bazohet në një model të suksesshëm evropian për t’i ofuar lehtësira studentëve të shërbimeve publike dhe private që ofrohen në qytetin tonë. Kapacitet janë të mjaftueshme për të pajisur studentët e universiteteve publike me kartën bashkiake. Unë u bëj thirrje studentëve të paraqiten në rektorat për të bërë aplikim online që zgjat 2-3 minuta, ndërsa është falas”- theksoi kryebashkiaku Basha.
Ai garantoi se karta bashkiake i ka të gjithë elementet e sigurisë, ndërsa theksoi se bashkia do të vijojë me projekte të tjera për të bërë të mundur përmirësimin e jetës së studentëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›